Në mbledhjen e 25 të Qeverisë së Kosovës u miratua projekt propozimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit, shkruan arbresh.info.
Ministri i Shëndetësisë, Arbren Vitia në mbledhje tha se si shkak i kërkesave të mëdha për vaksinim duhet të angazhohen 50 infermierë , dhe duhet të ndahen mjetet në vlerë prej 88 mijë e 620 eurove.
“Propozim -Vendimi në fjalë ka për qellim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 88mijë e 620 eurove për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit, pasi që ky numër tejkalon numrin e infermierëve në planin e veprimit për vaksinimin në masë të Ministrisë Shëndetësisë. Duke u nisur nga situata aktuale me Covid-19, kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve në komunën e Prishtinës në sallën “1 Tetori për vaksinim si dhe nisur nga fakti që për këtë komunë çdo herë rezervohen terminë për disa ditë nganjëherë më shume se një javë propozojë ndarjen e mjeteve në vlerë prej 88 mijë e 620 eurove për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit të cilët janë në listën e pritjes në Ministrinë e Shëndetësisë. Mjetet e ndara merren nga programi i rimëkëmbjes ekonomike me kod 29300/Kategoria e Shpenzimeve, subvencioneve dhe transfere”, ka thënë Vitia.
Ndryshe në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me covid-19, ka shkuar në 1006 raste./arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...