Po vazhdon seanca e fundit për sesion pranveror i Kuvendit të Kosovës.
Më ketë raste deputetja e VV-së , Mirlinda Sadiku ka pyetur ministrin e Financave Hekuran Muratin se a do ti mbështesë ato familje të cilat kanë humbur kryefamiljarët nga Covid-19 ashtu siç kanë premtuar.
“Në masën 3.1 e keni parapa mbështetje për familjet që kanë humbur familjarët. Është fjala për humbjen e familjarëve nga Covid-19 dhe vlera e kësaj mase ka qenë 4 milionë euro. Në Kosovë kanë vdek më shumë se 2000 qytetarë, si do të jetë përfitimi i këtyre familjarëve në formë monetare apo në formë tjetër”, raporton arbresh.info
E rreth kësaj pyetje, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se se të gjithë ata që i kanë humbur familjarët nga Covid-19 do të kenë mbështetje monetare në mënyrë proporcionale.
“Kompensimi ose mbështetja do të jetë në mënyrë monetare dhe do të jetë proporcionale për të gjithë kryefamiljarët e humbur, siç e thash do të bëhet operacionalizimi i masës, i kemi sigurua edhe listat e personave të cilët kanë qenë viktima të Covid-19”, tha Murati./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...