Një ditë pas reagimit të kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për këtë çështje.
Në një intervistë për RTK-në, kreu i AAK-së tha se bisedë të pakëndshme dy vjet më parë në Berlin ka pasur me Ramën, por jo me liderët e tjerët evropianë.
Ai tha se në Berlin nuk i mbrojti arat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkeli dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.
“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova që të jetë pjesë e saj.
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...