Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme në liqenin e Gardas, në Itali.
22 vjeçari mendohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, duke humbur jetën.
Ka qenë një i afërm ai i cili ka lajmëruar policinë në lidhje me ngjarjen.
Mëngjesin e sotme forcat e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, por për të riun duket se ka qenë shumë vonë.
Mësohet se i riu bashkë me disa persona të tjerë kishn vendosur gjatë natës të kalonin urën tibetiane.
Por për shkak të errësirës mendohet se ai ra nga një lartësi prej 25 metrash.
Ishte i afërmi i tij që e pa të riun të binte nga lartësia.
Ai shkoi të lajmëronte në banesën e parë jashtë pylli, ku thirri karabinierët që mbërritën më pas në vendin e aksidentit.
Ura mësohet se lidh qytetin Pai di Sopra me Crero, dhe ndodhet në mes të luginës Vanzana dhe është 34 metra e gjatë, pak më shumë se 1 metër e gjerë dhe arrin një lartësi maksimale prej rreth 45 metrash, duke lidhur dy shtigje të rëndësishme ecjeje./syri.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...