Lionel Messi ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas konfirmimit si lojtar i ri i Paris Saint-Germain, teksa ka thënë se trajneri Mauricio Pochettino dhe lojtarët e ekipit ia lehtësuan atij zgjedhjen e ekipit të ri.
Paris Saint-Germain konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.
Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë, teksa pritet të fitojë plot 35 milionë euro në vit.
Transferimi i Messit në Parc des Princes është ndihmuar tërthorazi edhe nga trajneri Pochettino dhe lojtarët e PSG-së.
Është vet sulmuesi argjentinas, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë në konferencë për shtyp.
“Stafi i trajnerëve dhe skuadra kishin të bënin shumë me mua që zgjodha këtë klub”, ka thënë fillimisht Messi.
“Unë e njoh shumë mirë trajnerin Mauricio Pochettino. Fakti që ai është argjentinas më ndihmoi që në fillim, ishte e rëndësishme në vendimmarrjen time”.
“Në nivel familjar do të jetë një përvojë e bukur, ne jemi në një qytet spektakolar dhe do ta shijojmë. Jemi të relaksuar dhe të lumtur”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren