Dy persona janë lënduar, kurse tre të tjerë janë shoqëruar në Polici, pas një rrahjeje që ka ndodhur në fshatin Hericë të Podujevës.
Ngjarjen e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në fshatin Herticë të Podujevës. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.“Si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...