Messi organizon darkën e ‘lamtumirës’ me shokët e tij në Barcelonë

08:29 | 8 Gusht 2021
V. S.

Messi është larguar nga Barcelona pas 21 vitesh, pasi nuk arriti të nënshkruaj kontratën e re me klubin.

Futbollisti pritet të transferohet te PSG gjatë ditëve në vijim.

Sulmuesi mbrëmë ka organizuar një darkë lamtumirëse ku u përshëndet me disa prej shokëve të tij.

Të ftuar ishin disa nga futbollistët e Barcelonës si Sergio Aguero, Gerard Pique, Jordi Alba ndërsa të ftuar ishin edhe personalitete jashtë futbollit./arbresh.info/