Ilir Hasani, zv. ministër i Shëndetësisë, për “Alsat” tha se Maqedonia ka një përqindje të lartë të imunizimit natyror, por pavarësisht kësaj, nuk mund të parashikohet se cila do të jetë ecuria e mëtejshme e epidemisë në vend.
Hasani e komentoi këtë në kuadrin e masave të reja kufizuese të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, pasi dasmat në ambiente të mbyllura dolën si arsyeja kryesore për rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve ditët e fundit, veçanërisht në Tetovë.
“Kjo është një shenjë që vala ka filluar, është fillimi i valës tjetër. Është një valë e re që shihet me hapa shumë të qëndrueshëm dhe shumë të shpejtë që rrisin numrat, gjë që është mjaft shqetësuese për të gjithë autoritetet shëndetësore. Kjo valë thuhet se është mjaft e rrezikshme, por prapëseprapë nuk mund të parashikojmë se si do të sillet në vendin tonë me një numër prej rreth 30% të vaksinuar në vend dhe me një numër të madh të atyre që e kanë tejkaluar virusin.
Ne nuk mund të parashikojmë. Ne besojmë se imunizimi artificial me vaksina dhe imunizimi natyror kanë arritur rreth 60-70%, por nuk mund të parashikojmë se cila do të jetë rrjedha e kësaj pandemie, shpresojmë se nuk do të kemi një goditje të madhe”, tha Hasani.
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...