Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksojnë edhe një herë mbështetjen për një Bjellorusi demokratike.
Ambasadorja amerikane në Bjellorusi, Julie Fisher, për Radio Evropa e Lirë shprehet se pas zgjedhjeve është shënuar një zhvillim i rëndësishëm, pasi u krijua një lëvizje demokratike.
Sipas saj kjo u realizua nga dëshira e bjellorusëve “që të dëgjohet zëri i tyre në përcaktimin e të ardhmes”.
Fisher theksoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë thirrje për “një dialog gjithëpërfshirës” brenda vendit për të shkuar në zgjedhje të reja nën vëzhgimin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimi në Evropë.
Por ky proces duhet të zhvillohet pas lirimit pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë.
“Ky proces do të na çojë te një udhëheqës i ri legjitim në Bjellorusi dhe ne presim që kjo të ndodhë”, tha Fisher.
Në dhjetor të vitit 2020, Fisher është betuar si ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, por për shkak të mosmarrëveshjes me lidershipit në Bjellorusi, ajo nuk e ka marrë postin e saj në Minsk.
Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u mbajtën në gusht të vitit 2020. Konfirmimi i Lukashenkos është kundërshtuar nga opozita që e cilëson procesin të manipuluar.
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes