Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, dënon gjuhën e urrejtjes dhe fyrjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm në rrjetet sociale.
Sipas tij, rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu pas debateve në seanca parlamentare, “tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante”.
“Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë. Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë. Pavarësisht çdo lloj sulmi e kërcënimi, deputetët e PDK-së dhe të gjitha organet e partisë do të vazhdojnë të denoncojnë çdo aferë korruptive të pushtetit aktual”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Ata ftojnë mediat dhe qytetarët që “mos të bien pre e asnjë kërcënimi për ta shprehur mendimin e tyre, ndërsa institucionet e rendit dhe drejtësisë janë të obliguara që në përputhje me Kushtetutën e ligjet, të garantojnë fjalën e lirë në Kosovë”./arbresh.info/
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...