Turqia ka administruar mbi 75,55 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Turqia po vazhdon fushatën intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shkruan Anadolu.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 41,6 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 28,49 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.
Deri më tani, 67,02 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ministria konfirmoi gjithashtu 24 mijë e 297 infeksione të reja dhe 108 vdekje në 24 orët e fundit, ndërsa 6 mijë e 636 pacientë të tjerë janë shëruar.
Armëpushimi SHBA-Iran/ Izraeli: Mbështesim vendimin e presid...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë
Nga historia tek vizioni i së ardhmes/Edi Rama publikon vide...
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...