Kryeministri i vendit, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje zyrtarëve të institucioneve publike që të raportojnë rastet e korrupsionit, keqpërdorimeve dhe abuzimit me paranë publike ashtu si edhe çfarëdo shkelje tjetër ligjore për të cilën kanë informacione.
“Lufta kundër korrupsionit, keëpërdorimeve dhe abuzimit me paranë publike dhe kundër çdo shkelje tjetër të ligjit është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Zyrtarët që ushtrojnë funksione publike dhe ata që paguhen me para të taksapaguesve tanë duhet të jenë edhe profesionalë e edhe me integritet”.
Kurti, përmes një videomesazhi, ka deklaruar që shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione dhe se shkeljet ligjore duhet adresuar.
Ai ka garantuar zyrtarët publikë që sinjalizojnë se do të mbrohen nga ligji.
“Të dashur dhe të nderuar zyrtarë, raportoni shkeljet ligjore, raportoni abuzimet, raportoni keqpërdorimet. Legjislacioni ynë për mbrojtjen e sinjalizuesve është tejet i avancuar – është sipas standardeve ndërkombëtare, ai ju garanton mbrojtje, andaj sinjalizoni. Duke raportuar shkeljet ligjore do të bëheni mbrojtës të interesit publik dhe rrjedhimisht do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona. Mos hezitoni, sinjalizoni”.
Politikanët shqiptarë në Maqedoni të Veriut urojnë Kurtin pë...
PDK sot mban konferencë për media
Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekord...
Cakolli: LVV drejt 56–57 mandateve, rezultati final varet ng...
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...