Në Japoni, ndërsa ka vëmendje te shtuar për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, zyrtarët japonezë kanë përkujtuar 76 vjetorin e shfarosjes bërthamore në Hiroshima.
Ashtu si çdo vit, zyrtarët e lartë japonezë bënë thirrje për eleminimin e armëve bërthamore, sepse Hiroshima është rasti real se çfarë dëmi dhe shkatërrimi mund të sjellin ato.
Duhet të bashkohemi për të eliminuar armët bërthamore ashtu siç jemi të bashkuar kundër koronavirusit, tha kryebashkiaku i Hiroshimës.
“Armët bërthamore, të krijuara për të fituar luftërat, janë një kërcënim i asgjësimit total të njerëzimit nëse të gjitha kombet nuk punojnë së bashku,” tha Matsui, kryebashkiak i Hiroshimës.
Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike mbi Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945. Si pasojë e shpërthimit më të madh që kishte parë njerëzimi ndonjëherë, qyteti u shkatërrua plotësisht dhe humbën jetën 140,000 njerëz.
Bomba e Hioshimës u ndoq më pas, tre ditë më vonë, nga një bombë tjetër në Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 banorë të tjerë.
Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Edhe në ditët e sotme armët bërthamore janë një kërcënim për botën, ndërsa vendet më të fuqishme në botë janë të shqetësuara për programin bërthamor të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës