Sevdai Radogoshi, ka ndarë një imazh në profilin e tij zyrtar në Instagram me miqtë dhe kolegët.
Fotoja është e vitit 1986-të, gjatë xhirimeve te ndonjë skeçi humoristik, pasi sipas fotos humoristët, Rasim Thaçi-Cima dhe Ibrahim Krajkova-Leci dhe Sevdai Radogoshi-Qumili shihen të veshur me veshjet e rolit të tyre që i ka identifikuar çdoherë.
“#Treshi Përsheshi# dhjetor 1986 ekipi i RTP Rexhisor: Fatmir Lama, Redaktor: Mustaf Halili, Organizator: Ibrahim Istrefaj, Tonist: Lulzim Kryeziu & Albert Mulluqi etj”, ka shkruar në përshkrimin e postimit humoristi, teksa ka zbuluar se fotografia është realizuar në Gjakovë.
View this post on Instagram
Ndryshe, Ibrahim Krajkova-Leci ka ndërruar jetë me 14 nëntor në vitin 2015-të, ndërsa Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë në muajin mars të këtij viti si pasojë e infektimit me koronavirus i cili ia kishte përkeqësuar gjendjen të ndjerit.
Kujtojmë se, të dy mbeten ikonat e humorit kosovar dhe natyrisht se do mbahen mend gjatë në kinematografinë kosovare.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?