Një tjetër vatër zjarri iu shtua Vlorës në mesditë, kur flakët kapluan fshatin Gjorm.
Sipas të dhënave të para, janë djegur pesë shtëpi. Për momentin, banorët dinë vetëm për dëmet fillestare në bujqësi e blegtori.
Pas thirrjes së autoriteteve për evakuim të menjëhershëm, 6 banorë lanë shtëpitë e tyre. Mësohet se edhe disa familje kanë ikur, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.
Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha. Tre helikopter janë në zonë ndërsa edhe zjarrfikëset po ndërhyjnë me pompa krahu për të neutralizuar situatën.
Ndërkohë, problematikë mbetet edhe fshati Gumenicë pasi era favorizon flakēt nē drejtim të tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...