Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me kabinetin dhe Departamentin e Energjisë të Ministrisë kanë mbajtur takime jo-formale me përfaqësues të bizneseve kosovare të cilat merren me prodhim dhe instalim të solareve dhe zhvilluesve të energjisë së ripërtëritshme.
Përfaqësuesit e ME-së janë takuar edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilat në fokus kanë sektorin e energjisë.
Këto takime janë mbajtur një javë pas Forumit të Solareve në Kosovë 2021 i cili i ka mbledhur të gjithë akterët relevantë të energjisë së ripërtëritshme që përmes paneleve, prezantimeve dhe panaireve të informojnë drejtpërsëdrejti një strategji potenciale solare.
Pas forumit dhe identifikimit të nevojave kyçe, përfaqësuesit e ME-së kanë diskutuar nga afër me këta akterë për të kuptuar dhe evidentuar nevojat, sfidat dhe ekspertizat e tyre të cilat do t’i shërbejnë strategjisë afatgjatë për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik në Kosovë.
Gjatë takimeve, Ministrja Rizvanolli ka cekur që: “Jemi duke diskutuar për opsionet më të mira për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Kjo [strategji] është më së shumti për gjeneratat e ardhshme të cilët do të konsumojnë këtë energji.” /arbresh.info/

Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...
Haxhiu: Drejtësia për Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin është de...
Hamza pret Ambasadorin britanik , diskutojnë për zgjedhjet e...
Kryeziu-Hyseni i përgjigjet Osmanit: Na trego çka fole ti me...