Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka njoftuar se ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar, tek të cilët janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje.
Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...