Ekipi kombëtar i Kosovës do të përdorë detyrimisht sistemin VAR në ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Kjo pasi UEFA ka vendosur sot, në bashkëpunim me FIFA-n që sistemi i video asistencës së referëve të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit 2022, shkruan uefa.com.
Kjo është një vazhdimësi e vendimit që ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në korrik 2021. Sistemi do të përdoret pra nga xhiroja e katërt dhe i përfshin të gjitha ndeshjet e shtatorit e të muajve vijues të këtij viti.
Planet fillestare të përdorimit të VAR-it në kualifikimet e Kombëtareve ishin shtyrë për shkak të komplikimeve logjistike dhe rrezikut që lidhet me pandeminë COVID-19. Implementimi i VAR-it, i cili do të organizohet nga UEFA, do të jetë obligim i vendit mikpritës.
Pra, ky sistem do të përdoret në shtator edhe në Kosovë, në ndeshjet e “Dardanëve” me Greqinë dhe me Spanjën, më 5 e 8 shtator. /GE/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...