Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka identifikuar shoferin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë, transmeton arbresh.info
Policia, e ftoi shoferin B.E ( M/K) i moshës 34 vjeçar në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./arbresh.info/


Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së