KEDS ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm nëse shohin avari në rrjet, pas paralajmërimeve për erëra në Kosovë, ndërsa njofton se distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës janë distriktet më të afektuara nga moti i lig.
KEDS kërkon nga qytetarët për çdo gjë të raportojnë në numrin pa pagesë 0800 79 100.
Lexoni të plotë njoftimin:
Ashtu siç është paralajmëruar, në disa regjione veçse kanë filluar erërat e fuqishme.
Distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës janë distriktet më të afektuara nga moti i lig, ku si pasojë janë shkaktuar edhe prishje në rrjet.
Apelojmë konsumatorët për kujdes të shtuar dhe nëse shohin avari në rrjet të mos afrohen assesi por të raportojnë ato në numrin pa pagesë 0800 79 100.
Për çdo informacion nga terreni do ju njoftojmë përmes rrjeteve tona sociale. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...