Një tjetër talent i futbollit i rritur dhe zhvilluar në Gjermani i thotë “Po” fanellës së Kombëtares së Kosovës. Është ky futbollisti i skuadrës së njohur gjermane, Karlsruhe, Drilon Pergjeqaj, i cili sot është pritur nga presidenti Agim Ademi.
Ai gjatë këtij takimi e ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta përfaqësuar Kosovën U19 dhe ka shprehur shpresën se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane, duke i bërë të lumtur prindërit e tij, por edhe të gjithë tifozët dardanë.
Presidenti Ademi e përgëzoi Drilonin për vendimin e marrë për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tij, duke i dëshiruar karrierë të suksesshme dhe që një ditë të jetë bartës i lojës së Kombëtares së Kosovës, thuhet në njoftimin e FFK-së
Ai po ashtu shprehu falënderim të veçantë edhe për prindërit e Drilonit dhe për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë e veprojnë në Evropë, që fëmijët e tyre vazhdojnë t’i mbajnë të lidhur në çdo aspekt me Kosovën.
Drilon Pergjeqaj ka luajtur në disa klube gjermane në grupmoshat e reja, teksa nga viti i kaluar është pjesë e klubit të njohur, Karlsruhe dhe luan në rolin e mesfushorit./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...