Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , pas një pune hetimore dhe pranimit të disa informacioneve inteligjente , ka arritur që, sot të arrestojë edhe dy persona tjerë nga Ferizaj, me inicialet I.M (M/K) , i moshës 31 vjeçar dhe SH.L ( M/K) i moshës 25 vjeçar.
Ata ishin të kërkuar nga policia, nga rasti ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ therrje me thikë, që ka ndodhur me datën 01.08.2021 në ora 00:17, në një rrugë të Ferizajt, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një person me inicialet F.H (M/K) i moshës 38 vjeçar , i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq atë natë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari me inicialet A.D (M/K) 25 vjeçar.
Policia sot, tek i dyshuari SH.L, gjatë bastisjes kanë gjetur një armë zjarri dhe një karakator me 13 fishek, të cilat në cilësinë e prova materiale janë konfiskuar.
Me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , dy të dyshuarit I.M dhe SH.L dërgohen në mbajtje për 48 orë , ndërsa ndaj të arrestuarit të parë A.D , nga Gjyqtari i
Procedurës Paraprake nga Gjykata Themelore e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Rasti mbetet për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati./arbresh.info/

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...