Një shqiptare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vrarë brenda një makinë në SHBA. Sipas mediave vendase bëhet me dije se 27-vjeçarja shqiptare është identifikuar si Joana Peca dhe deri tani dyshohet se ajo është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida. Dy fëmijët e saj të mitur kanë parë të gjithë krimin, por policia thotë se ata nuk janë lënduar.
Dy fëmijët janë tronditur shumë nga e gjithë ngjarja që kanë parë dhe tashmë do të jenë nën kujdesin e psikologëve.
Lidhur me këtë krim të rëndë kanë nisur hetimet, por ende nuk ka një autor të dyshuar. Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që nëse kanë informacion të raportojnë./tvklan.a
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...