Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që familja Biden i ka dhënë dritë Kosovës, teksa ka nderuar Beau Biden-in me Medalje të Nderit post-mortem.
Ajo tha që angazhimi i presidentit amerikan Joe Biden për ta bërë vendin e tij dhe botën më të mirë është i pakapërcyeshëm, teksa foli fjalë të mëdha për djalin e ndjerë të tij, Beau-në, i cili pas luftës në Kosovë kishte shërbyer në trajnimin e prokurorëve vendës.
“E gjithë familja Biden i ka dhënë dritë njerëzve të Kosovës”, ka thënë Osmani në ceremoninë e sotme.
“Ju siguroj që puna e Beau-së dhe kolegëve të tij amerikanë nuk do të shkojë kot dhe do ta bëjmë Kosovën vendin që ka potencial të jetë dhe që populli e meriton të jetë”.
“Ne do t’ju bëjmë krenarë për gjithë ato që i keni bërë. Faleminderit!”
“Të pushojë në paqe shpirti i Beau-së dhe uroj që trashëgimi e tij të na udhëheqë drejt asaj që është e drejtë”./KK/
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...