Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, fajësoi Iranin pas sulmit që ndodhi me dron në një cisternë nafte në brigjet e Omanit, ku mbetën të vdekur dy persona.
Komentet e kryeministrit Bennett dhe të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh vijnë pas sulmit që ndodhi të enjten mbrëma në cisternën e naftës në rrugën Mercer,transmeton Klankosova.tv.
Ky është sulmi i parë fatal pas shumë vitesh ku u sulmuan anijet tregtare. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ku Irani dhe aleatët e tij kishin përdorur dron edhe në sulmet e mëparshme.
Khatibzadeh tregoi se kjo nuk është hera e parë që regjimi sionist që pushton Jeruzalemin ka bërë akuza të tilla kundër Republikës Islamike të Iranit.
Ish kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dyshohet se kishte nisur një seri sulmesh që synojnë Iranin, përfshirë shpërthimet në vend dhe vrasjen e një shkencëtari të shquar.
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...