Një 21 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka dëmtuar pronën publike.
Sipas komunikatës së Policisë Rajonale në Ferizaj, i arrestuari ka publikuar video në rrjetin social “Tik Tok”, ku pas identifikimit është arrestuar.
“Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetarë , i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një mjet të mprehtë ( thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.
Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .
Personi me inicialet F.V ( M/K) , i moshës 21 vjeçar , ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e PK-së./arbresh.info/
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...