Me 13 Gusht mbushen plot 109 vite nga çlirimi i kryeqyetit të Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit tonë.
Në kujtim të emrave të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri,Bajram Daklani, Nënë Tereza e shumë të tjerë por dhe si amanet për ruajtjen e traditës ndër brezat e rinjë vjen projekti i ri “Shkupi Dardan” nga katër artistët e njohur.
Teksti dhe muzika mbajnë autorësi të Avni Qahilit kurse për ta interpetuar janë bërë bashkë Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Miranda Hashani e Visar Rexhepi.
Kjo këngë ka tekst me mesazh të fuqishëm kurse muzikë e orkestracion të kohës dhe vjen me një videoproduksion mjaft të veçantë në koncept dhe unitet. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren