Djali i Hysni Gucati, Musliu, e ka quajtur të padrejtë dhe diskriminues vendimin e Gjykatës Speciale, për moslejim të vizitës në Hagë, pas kërkesë për më shumë se një muaj
Ai thotë se arsyetimi i autoriteteve holandeze se kinse familjarët nuk kanë dëshmuar se kanë mjete të mjaftueshme për të udhëtuar në Hagë është i papranueshëm.
Në një konferencë të përbashkët edhe me udhëheqës aktual të kësaj organizate tha se të gjitha shpenzimet e nevojshme janë paguar nga ministria e Drejtësisë.
“…i gjithë dokumentacioni është përgatitur, MD i ka paguar të gjitha, jemi vaksinuar me kohë. Vendimi i autoriteteve holandeze është i padrejtë edhe diskriminues”.
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL të UÇK-së, tha se po përdoren standarde të dyfishta nga Specialja me arsyetimin se familjarët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për vizitë.
Ai shtoi se me këtë vendim po shkelen të drejtat e familjarëve, duke shtuar se familjarët nuk po shkojnë në Hagë për të bërë biznes.
“Si OVL e UÇK-së përveç kësaj padrejtësie ne kemi shfaqur edhe padrejtësi të tjera. Kjo gjykatë është miratuar nga deputetët faqëz zi. Kjo gjykata ua shkele familjarëve të drejtat për të vizituar. Moslejimi i vizitave duke u thirr në atë se kanë shumë financa, po përdoren standarde të dyfishta”.“Edhe pse gjatë kësaj kohe biseduar me familjen Gucati, qe një muaj heqin për të shkuar edhe pse MD-ja ka garantuar që i heq shpenzimet. Familja e Gucati nuk shkojnë në Hagë për të bërë biznes, kjo është gjykatë politike pasi nuk është dashur që të iu ndalohet vizita”.“
Po hyjmë në muajin e 11 që krerët e OVL nuk janë takuar nga familjarët. Gojën nuk ma na kurrkush. Unë e paraqes qëndrimin e OVL të UÇK-së, që nuk kem bashkëpunuar prej janarit me Specialen dhe të gjithë dokumente që vijnë nga ta do t’i shpërndajmë siç kam thënë”, tha ai./EO/
Familjes së Hysni Gucati nuk u jep vizat për ta vizituar atë në Hagë
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media