Sot, më 30.07.2021, njësia policore, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Siguria në trafik’, respektivisht gjatë kontrollit të shpejtësisë të automjeteve në një pikë kontrolli, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë (në Vushtrri), kanë ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Zyrtarët policorë, pas ndaljes së veturës, drejtuesit të saj ia bëjnë me dije arsyen e ndaljes. Gjatë kohës që zyrtarët policorë po shqiptonin gjobën për tejkalim shpejtësie, i dyshuari B.Gj., viti i lindjes 1978, mashkull serb, ka kërkuar nga zyrtarët policorë të mos i shqiptojnë tiketë dhe ua ka ofruar 1000 (një mijë) dinarë (monedhë e Serbisë).
Zyrtarët policorë kanë ftuar në vend-ngjarje Njësinë e hetimeve të PK-së, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie ryshfeti’, kanë konfiskuar kartëmonedhën. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar stacion policor. Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./arbresh.info/
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...