Stacioni Policor nё Pejë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, transmeton arbresh.info.
Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër (4) persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale:
• Tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër (4) vite burg.
• Një (1) person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”
Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje” janë dërguar në vuajtje të denimit në qendren e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rendë” është dërguar ne Prokurorinë themelore në Prishtinë./arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...