Iniciativës së shteteve të rajonit, e cila u paraqit për publikun si “minishengen”, pritet t’i ndërrohet emri gjatë ditës së sotme.
Këtë e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takohet sot me homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.
Mbi 300 kompani nga të tre vendet por edhe shtete të tjera te rajonit janë pjesëmarrëse.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim.
Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme.
“Janë disa vendime, marrëveshje për tu nënshkruar, është dhe një Forum Ekonomik me komunitetin e biznesit dhe vazhdojmë punën”, ka thënë Rama./arbresh.info/
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...
Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozi...
Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë t...
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...