Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi, ishin nikoqire të një grupi të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga diaspora, me të cilët zhvilluan takim. Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit si dhe nevojat dhe sfidat me të cilat përballen këto shoqata dhe anëtarët e tyre.
Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë as bashkëpunimin e as kontributin e shoqatave të diasporës për vite me radhë për vendlindjen si në kulturë, arsim e në fusha tjera.
“Sot kërkesat që ju i keni, këndvështrimin tuaj, problemet që keni duam t’i dëgjojmë nga afër”, ka thënë Gërvalla teksa ka siguruar ata që nuk do t’ju mungoj mbështetja e Qeverisë së Kosovës për aktivitetin e tyre.
Gjithashtu edhe zëvendësministrja Gashi, ka theksuar nevojën për kanalizim të energjisë dhe punës duke u bërë bashkë mërgata si dhe duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit me institucionet në Kosovë.
“Vetëm duke u bërë bashkë mund të avancohet roli i mërgatës në shoqëritë ku jetojnë”, ka shtuar ajo.
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...