Zëvendëskryeministri i Malit të zi Dritan Abazoviq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Qeverisë së Kosovës për vdekjen e 10 persona në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë ku u aksidentua një autobus i cili po vinte nga Franfurti i Gjermanisë për në Kosovë.
Në telegramin e ngushëllimit Abazoviq tha se Qeveria e Malit të zi e ka pranuar me keqardhje lajmin.
“Ne morëm me keqardhje lajmin për aksidentin tragjik trafiku që ndodhi në Kroaci, ku dhjetë nga shtetasit tuaj u vranë dhe dyzet e katër u plagosën. Ne bashkëndiejmë me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.
Telegrami është dërguar në adresë të presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dje më datë 26 korrik.
Numri dy i ekzekutivit malazez theksoi se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për rastin, njofton Qeveria e Malit të Zi./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...