Në Ministrinë e Shëndetësisë është nënshkruar sot Memorandumi i mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Republikës së Kosovës që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA).
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe nga JICA, Udhëheqësi i Zyrës për Ballkan, Jiro Takeichi.
Sekretari Bardiqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor./arbresh.info/
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...
Baza e marinës amerikane në Bahrein goditet nga droni irania...
Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raket...
Shala për kalimin tek Feronikeli ’74: Gjithmonë e kam ...
Zelensky: Ukraina, gati të ndajë përvojën e saj kundër raket...