‘Reuters’ raporton që Google ka në plan të lansojë një version kinez të dyqanit Play Store në vitin e ardhshëm. Burimet e cituara pretendojnë që lansimi mund të ndodhë ndërmjet muajit shkurt dhe fillimit të verës së ardhshme.
Ashtu siç raportohet, Google Play në Kinë do të jetë veçanërisht i dizajnuar për Kinën dhe nuk do të jetë i lidhur me versionin ndërkombëtar të dyqanit, transmeton arbresh.info. Sidoqoftë, mbetet ende e paqartë nëse gjiganti kërkimor Google do ofrojë një suitë të plotë të aplikacioneve për versionin në Kinë.
Google thuhet se dëshiron të rikthehet në tregun kinez dhe se ka në plan në mënyrë të ngadaltë të sjellë produkte sërish në këtë regjion./arbresh.info
Kina: Paqja në Ukrainë arrihet me marrëveshje
Përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryemini...
Dua Lipa ngjitet në skenën e “Sunny Hillit”, ndez atmosferën
IPK arreston një zyrtar policor në Prishtinë, dyshohet se su...
Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën
Maqedonci nesër pret zëvendës ndimës sekretarin e Mbrojtjes ...