Një zyrtar policor, i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, është arrestuar gjatë ditës së premte.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, zyrtari policor dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.
IPK po ashtu ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.
“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...