Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi, i cili ka kufizim të qarkullimit për mjete me lartësi deri në 3.2 metra.
Sipas komunës, ky veprim ka shkaktuar:
• Shkelje të rregullave të trafikut rrugor;
• Rrezikim të sigurisë publike, veçanërisht për këmbësorët dhe çiklistët që frekuentojnë këtë zonë të dedikuar;
• Dëmtim të pronës publike komunale, konkretisht të pajisjeve të ventilimit dhe pajisjeve përcjellëse, të instaluara rishtazi gjatë këtij viti.
“Kryeqyteti dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet përkatëse për hetim dhe trajtim të mëtejmë ligjor.”, thuhet në njoftimin e kryeqytetit.
“Kujtojmë se tuneli është i destinuar për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve me lartësi deri në 3.2 metra, dhe çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje ligjore dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...