Dalin pamjet kur Policia e Shtetit shoqëron në komisariat tre të arrestuarit e ditës së sotme me urdhër të SPAK në Kadastrën e Tiranës.
Të arrestuarit janë Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë; Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë; dhe Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë.
Nga ana tjetër, Policia bën me dije se është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy persona të tjerë të dyshuar për korrupsion aktiv.
Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” është pezulluar nga detyra.
Ditën e sotme, Krimi ekonomik i udhëhequr nga SPAK ndërmori një aksion në Kadastrën e Tiranës pas dyshimeve për korrupsion dhe falsifikim dokumentash.
Më poshtë momenti i arrestimit:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...