Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473 teste të kryera janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 7 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 16 pacientë, shkruan Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë, nga Tetova dhe Gostivari. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.086 raste, prej të cilëve 150.295 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 300 raste aktive me virusin korona.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit