Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, kanë arritur në Kosovë, pas vizitës që u kanë bërë të aksidentuarëve në Kroaci.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me ta është kthyer edhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.
Ndërsa, në Kroaci po qëndrojnë ende ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, janë kthyer nga Kroacia, ku mbrëmë kanë vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.
Në Kroaci vazhdojnë të qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...