Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive, tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të kenë nevojë për një dozë tjetër të vaksinës kundër COVID-19.
“Pacientët me kimioterapi, sëmundje auto-imune, që përdorin trajtime për imunitetin, janë ata individë që nëse vendoset që të ketë një dozë të tretë, do të ishin ndër të parët që duhet ta marrin,” tha zoti Fauci gjatë një interviste për kanalin televiziv CNN.
Duke cituar studime të fundit që tregojnë se mund të ketë ulje të antitrupave tek njerëzit e vaksinuar, zoti Fauci tha se zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po rishikojnë të dhënat për të përcaktuar se kur mund të nevojitet një dozë tjetër.
Dr. Anthony Fauci tha gjithashtu se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po shqyrtojnë mundësinë për të rishikuar udhëzimet e tyre për COVID-19 për të rekomanduar që edhe individët plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska në publik./VOA
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...