Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident afër Slavonski në Kroaci dhe mbi 40 persona janë shtrirë në spital.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që ishte duke bartur mërgimtarët nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.
Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Fatkeqësisht, mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po voziste autobusin në atë kohë, raporton ky medium.
Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.
“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, tha ai.
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...