Numri i vaksinave kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën arriti në 3,79 miliardë që nga e premtja, sipas faqes së internetit të Universitetit të Oksfordit “ourworldindata.org”.
Kina, ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, renditet e para në të gjithë botën, me më shumë se 1,51 miliardë vaksina të administruara brenda vendit, sipas të dhënave në dispozicion, e ndjekur nga India me gati 423,4 milionë.
SHBA-ja ka administruar mbi 339,7 milionë vaksina, e ndjekur nga Brazili me mbi 130 milionë. Gjithashtu ka vazhduar me shpejtësi fushata e vaksinimit në Gjermani (88,4 milionë), Britani të Madhe (83,2 milionë) dhe Japoni (73,9 milionë).
Meqenëse vaksinat kundër COVID-19 zakonisht jepen në dy doza për person, numri i vaksinave të administruara nuk do të thotë se është i njëjti me numrin e personave të vaksinuar.
6 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë – 5 u vranë, një u mby...
19 vatra zjarri aktive në Kosovë, në tri komuna situatë më e...
Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali
Balotelli thotë se e ka ëndërr të luaj për Real Madridin
Vrasja në Hajvali, Deliu-Kodra: Dëshmi e qartë e dështimit t...
Hojlund drejt rikthimit në Serie A, pesë klube vihen pas tij