Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka quajtur të paligjshëm vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për vazhdimin e vlefshmërisë për gjashtë muaj të letërnjoftimeve të skaduara.
Lushtaku shkruan se ky vendim është shkelje flagrante e dispozitave të Ligjit Nr. 05/L -015 për Letërnjoftim. Ky vendim është në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji, sipas të cilit, në bazë të fuqisë ligjore (ex-lege), letërnjoftimi është i pavlefshëm, përveç tjerash, edhe me kalimin e afatit të vlefshmërisë.
Postimi i plotë:
Edhe një vendim tjetër i paligjshëm i Qeverisë Kurti!
Të dashur qytetarë,
Siç e kemi thënë disa herë, kushtetuta dhe ligji për qeverinë Kurti dhe ministrat e saj, janë vetëm instrumente pas të cilave fshehin veprimet e vendimet e tyre arbitrare, në dëm të interesit publik dhe ligjshmërisë si kusht i rendit demokratik.
Vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për vazhdimin e vlefshmërisë për gjashtë muaj të letërnjoftimeve të skaduara, është shkelje flagrante e dispozitave të Ligjit Nr. 05/L -015 për Letërnjoftim. Ky vendim është në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji, sipas të cilit, në bazë të fuqisë ligjore (ex-lege), letërnjoftimi është i pavlefshëm, përveç tjerash, edhe me kalimin e afatit të vlefshmërisë.
Vazhdimi i vlefshmërisë së letërnjoftimeve të skaduara, duhet të shfuqizohet sa më parë, në mënyrë që të evitohen pasojat e pariparueshme që shkaktohen përgjatë krijimit, ndryshimit apo shuarjes së marrëdhënieve juridike që qytetarët i vendosin mbi bazën e letërnjoftimeve të skaduara.
Fakti se ky ligj përcakton gjoba për shkak të pavlefshmërisë së letërnjoftimit, konfirmon rëndësinë e mos lejimit të situatave në dëm të qytetarëve dhe institucioneve ligj-zbatuese, sepse siguria juridike është edhe parimi, e edhe qëllimi i ligjeve që duhet zbatuar, e jo interpretuar sipas dëshirës e për qëllime politike.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re