Disa lagje të Fushë Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes kanë mbetur pa ujë. Kjo për shkak të dëmtimit të linjës DN 200mm AC në Fushë Kosovës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se uji është ndërprerë për lagjen Bresje, Uglar, rrugën “Nënë Tereza” duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.
Furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit.
“Si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për këto lagje: fshati Bresje, Uglar, rruga ” Nënë Tereza” duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit. Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit. Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me çrast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e “KRU” Prishtina./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike