Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, sot më 22.07.2021 ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani.
“Ky operacion/kontroll është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit. Një sasi e madhe e duhanit të grirë të përpunuar, të papërpunuar dhe cigaret pa banderol , makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga Doga e Kosovës”, njofton policia.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...