Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Kaçaniku, me inicialet S.S (M/K) , 33 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprat penale: ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Blereje, posedim,shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë