Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur.
Sipas IKSHP-së, uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut, dhe nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje.
Njoftimi i plotë:
Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë
Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin.
Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut.
Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.
Si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur?
• Konsumoni ujë të sigurtë/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.
• Ruani ujin në enë të pastërta.
• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.
• Lani duart para dhe pas përgaditjes dhe ngrënies së ushqimit.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së femijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.
UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Walker: Nuk pata frikë nga kërcënimet, misioni im ishte të t...
Kurti në Reçak: Krimet e Serbisë nuk mund të fshihen
Pacolli: Reçaku mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen njerëzor...
Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: Spekulimet e opo...
Basha: Masakra e Reçakut nxori në pah fytyrën fashiste të Se...
27 vjet nga Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi që nuk hesht k...