Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete.
Nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan arbresh.info.
“Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është në shërbim të qytetarëve në rast të aksidenteve apo incidenteve aeronautike dhe hekurudhore dhe për këtë ka në dispozicion numrin pa pagesë 080090000./arbresh.info/
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit