Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, ka mbajtur takim me temën “Pandemia Covid-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në procesin e vaksinimit.
Ai tha se ky dështim ka ardhur pasi qeveria nuk ishte e hapur për bashkëpunim..
“Qeveria ka fillu t’i marrë meritat për vete dhe nuk ka lënë akter të tjerë të marrin pjesë në këtë proces, ka dështu”, tha Lekaj.
Ai tha se në këtë proces është bërë një keqmenaxhim, pasi qytetarët janë koncentruar për vaksinim vetëm në qendra të mëdha dhe nuk janë shfrytëzuar Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse shkaktoheshin tollovi të mëdha nëpër qendrat e vaksinimit.
”Nuk e kanë përdorë infrastrukturën e Qendrave të Mjeksisë Familjare për të bërë imunizimin”, shtoi deputeti i AAK-së./arbresh.info/
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër